Fitoni para si Qiradhënës me Rentout

Të gjitha në një aplikacion, vendosni rregullat dhe çmimet tuaja dhe fitoni deri në 650 € në muaj.

Fitoni para si Qiradhënës me Rentout

Të gjitha në një aplikacion, vendosni rregullat dhe çmimet tuaja dhe fitoni deri në 650 € në muaj.

Regjistroni automjetet tuaja shpejt dhe lehtë në Rentout

Car listing app
Krijoni Listimin tuaj
Ngarkoni foto, jepni detajet e automjetit dhe caktoni tarifat tuaja të qirasë.
Menaxho Rezervimet
Pranoni ose refuzoni kërkesat për rezervime, komunikoni me klientët dhe gjurmoni fitimet tuaja.
Automjete të lidhura online
Instaloni pajisjet tona telematike dhe përfitoni nga shumë shërbime për të pasur kontroll të plotë të automjetit tuaj.
vehicles-quick-rent
vehicles rentals albania

Të gjitha opsionet që ju nevojiten për të dhënë me qira një automjet në aplikacion

Book you car rental calendar

Kalendari

Menaxhoni kalendarin tuaj për të ndryshuar, menaxhuar çmimet dhe disponueshmërinë tuaj sipas nevojave tuaja.
Add a Co-Host

Shto Bashkëpunëtor

Bashkëpunëtori mund t’ju ndihmoj të kujdeseni për Klientët tuaj dhe zgjidhni me lehtësi se cilat automjete ju nevojiten për të menaxhuar nga ai.
Extra Car rental Services

Shto shërbime shtesë

Duke shtuar disa shërbime shtesë, si sedilje për fëmijë, shofer personal, sistemi navigim, Qiradhënësi mund t’u ofrojnë Klientëve të tyre shumë shërbime të kërkuara dhe të fitojnë para shtesë.
Book you car rental calendar

Kalendari

Menaxhoni kalendarin tuaj për të ndryshuar, menaxhuar çmimet dhe disponueshmërinë tuaj sipas nevojave tuaja.
Add a Co-Host

Shto Bashkëpunëtor

Bashkëpunëtori mund t’ju ndihmoj të kujdeseni për Klientët tuaj dhe zgjidhni me lehtësi se cilat automjete ju nevojiten për të menaxhuar nga ai.
Extra Car rental Services

Shto shërbime shtesë

Duke shtuar disa shërbime shtesë, si sedilje për fëmijë, shofer personal, sistemi navigim, Qiradhënësi mund t’u ofrojnë Klientëve të tyre shumë shërbime të kërkuara dhe të fitojnë para shtesë.

Kërkesat dhe Udhëzimet

Kriteret e pranueshmërisë:

Duhet të plotësojë kërkesat e Rentout për moshën e automjetit, gjendjen teknike dhe mbulimin e sigurimit të detyrueshëm.

Specifikimet e automjetit:

Jepni informacion të saktë rreth numrit të SHASISË të automjetit tuaj, markës, modelit, vitit dhe veçorive.

Standardet e Sigurisë:

Sigurohuni që automjeti juaj të përmbushë standardet e sigurisë dhe mirëmbajtjes së Rentout për një përvojë me qira pa shqetësime për Klientët tuaj.

Mbulimi me sigurim:

Kuptoni opsionet e sigurimit të disponueshme për Qiradhënësit dhe Klientët përmes platformës së Rentout.

FAQ

A kualifikohet makina ime për t'u dhënë me qira në Rentout?

Çdo makinë ka të drejtë të jepet me qira në Rentout nëse makina është:
• E regjistruar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut ose Mal të Zi.
• Në varësi të vendit, është më pak se 20 vjeç në momentin e listimit (në Kosovë 10 vite).
• Në pronësi e regjistruar në këto 4 vende dhe është e prodhuar për të transportuar deri në tetë pasagjerë, si dhe peshon jo më shumë se 3500 kg.
• Ka kaluar kontrollin teknik periodik, ka paguar sigurimin e kërkuar nga autoritetet dhe ka paguar të gjitha taksat e makinës. 

Sa mund të fitoj duke ndarë makinën time?

Nëse makina juaj është e mirëmbajtur mirë, e dhënë me qira për një çmim të mirë dhe është një model i ri, ajo mund t’ju sjellë deri në 650 euro ose më shumë, mesatarisht çdo muaj.
Duke qenë platforma më e madhe në Ballkan, Rentout do të ofrojë një panoramë të qartë për këtë treg, duke rregulluar dhe ulur çmimet e makinave me qira sepse nuk ka tarifa shtesë për Qiradhënësit.
Sigurimi i fotografive me cilësi të lartë, një listë përshkruese, shërbime ose produkte shtesë dhe një kalendar në dispozicion mund t’ju ndihmojë të jepni me qira makinën tuaj shumë më tepër. Duke marrë parasysh këta faktorë dhe të tjerë, mund të bëni afërsisht:

1 makinë të listuara në Rentout: 8,545 euro në vit
3 makina të listuara në Rentout: 24,876 euro në vit
5 makina të listuara në Rentout: 45,698 euro në vit
10 makina të listuara në Rentout: 92,325 euro në vit

Si mund ta mbroj makinën time nga vjedhja?

Të qenurit partnerë me kompani të rëndësishme ndërkombëtare dhe të specializuara në zgjidhjen e këtyre çështjeve, ofrimi i shërbimeve të gjeo-lokalizimit dhe telematik, kodimi i duhur i procesit tonë të verifikimit të përdoruesve, rezervimit dhe prania e një ekipi mbështetës 24/7, për t’ju ndihmuar dhe për t’ju lidhur drejtpërdrejt me autoritetet policore, do të ulë në mënyrë drastike shanset e automjetit tuaj për tu vjedhur.

Nëse një automjet vidhet, Klienti ose Qiradhënësi duhet të bëjë një kallëzim duke deklaruar pranë autoriteteve policore brenda 24 orëve vjedhjen e makinës së tij/saj. Kompania e sigurimit nuk mbulon dëmet apo rimbursimin vlerën e makinës tuaj nga vjedhjet por vetëm në rast aksidentesh. 


Platforma desktop dhe aplikacioni Rentout janë të koduara për të ofruar shumë shërbime GPS & TELEMATIKE për Qiradhënësit tanë, duke kontrolluar dhe mbrojtur të gjitha automjetet e tyre nëpërmjet tyre. Nëpermjet aplikacionit, ju mund të vendosni gjeo-gardhe dhe aplikacioni do ju njoftojë nëse automjeti kalon jashtë asaj hapsire, të parandaloni ose fikni funksionimin e motorit të makinës, të hapin / mbyllin dyert e makinës ose të fikin / ndezin manualisht baterinë e makinës. 

Ekipi mbështetës i Rentout ka në posedim të tij një rrjet lidhjesh dhe shumë bashkëpunime institucionale të ofruara nga platforma jonë për të lidhur menjëherë me autoritetet e policisë së shtetit, polici private, emergjencat civile, spitale, Qiradhënësit e automjeteve apo duke parandaluar vjedhjen e një automjeti.

Rentout është ndërmjetës në procesin e qiradhënies së automjetit të Qiradhënësve me Klientin, kontrata ligjore midis palëve lidhet direkt midis tyre online. Prandaj në asnjë rast RENTOUT nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi në rast vjedhjeje të automjetit, por bashkëpunon maksimalisht dhe jep ndihmën për cdo informacion apo të dhënë që kërkohet nga autoritet policore për rekuperimin e mjetit tek Qiradhënësi. Rentout ofron disa pajisje të teknologjisë së lartë për transmetimin e vendndodhjes së automjetit edhe në raste ekstreme duke ndihmuar Qiradhënësin live dhe autoritetet policore në zbulimin e shpejtë të identitetit të keqbërësit dhe vendndodhjes së automjetit.

A kërkon Rentout ndonjë tarifë ose komision shërbimi nga Qiradhënësit e automjeteve?

Regjistrimi i një automjeti në Rentout dhe marrja e rezervimit është falas. Pra, Qiradhënësi ynë mund të ketë rezervime falas, të menaxhojë flotën e tij falas, të menaxhojë kalendarin e tij falas, të shtojë dhe të paguhet për shërbime dhe produkte shtesë falas, të kujtohet nga aplikacioni për shumë shërbime falas (pagesa e siguracionit, taksave, apo kryerja e shërbimeve në servis) të mbështetet 24/7 falas, të njoftohet falas, etj. Nëse keni në dorë të gjithë informacionin e nevojshëm e automjetit tuaj, duhen vetëm 5-7 minuta për të regjistruar automjetin tuaj në Rentout dhe për të përfituar nga të gjitha këto shërbime falas.

A mund të blejnë Qiradhënësit e automjeteve siguracionin nga një kompani tjetër sigurimi?

Qiradhënësit e automjeteve mund të blejnë shumë plane ditore sigurimi për makinat e tyre përmes Rentout. Ata gjithashtu mund të përfitojnë nga mbështetja dhe shërbimet e asistencës rrugore 24/7. Për më shumë informacione, ju lutemi lexoni udhëzuesin tonë të sigurimit për të kuptuar mbulimin e tyre dhe shërbimet e ofruara.


Po, ata mund të ndajnë një automjet të siguruar nga një kompani tjetër sigurimi, por ju lutemi verifikoni për mbrojtjen që ai siguracion i ofron automjetit tuaj, nëse ofruesi juaj i sigurimit mbulon mbrojtjen e automjetit edhe kur ai është dhënë me qira (në përgjithësi nuk mbulohet). Nëse ndodh ndonjë gjë me automjetin tuaj gjatë një marrdhënjeje me qira, politikat tona dhe kompania e sigurimit do të mbulojnë kërkesën tuaj.

Çfarë ndodh në rastin e një aksidenti apo një automjeti të dëmtuar?

Në rast aksidenti ose automjeti të dëmtuar gjatë udhëtimit, Rentout u ofron drejtuesve të saj shërbimet e ngarkimit të fotove të aksidentit, të raportit të policisë dhe fotografive të dëmtimit të automjeteve online në internet dhe më pas mbështetjen e menjëhershme të partënerve tanë, kompanisë së sigurimeve, apo ekipit tonë mbështetës online 24/7. Ky proces do të përshpejtojë mbulimin nga kompania e sigurimit dhe do të sigurojë prova për çdo pretendim nga të dyja palët.

Nëse autoritetet policore deklarojnë fajtor shoferin që drejtonte automjetin, atëherë ajo/ai duhet të paguajë shpenzimet e riparimit deri në shumën e pasiguruar të automjetit dhe kompania e sigurimit paguan pjesën tjetër.

A mund t'i marr me qira automjetet e listuara si Individ apo si Kompani?

Rentout u ofron të dyja palëve, Individëve dhe Kompanive mundësinë për të marrë me qira makinat e tyre. Ju mund të regjistroheni si Individ ose si Kompani dhe të përfitoni nga shërbimet tona për të marr me qira një automjet. Ju gjithashtu mund të regjistroheni si një kompani nën profilin e një shoferi / klienti dhe të merrni me qira një automjet. Duke vepruar kështu kompania juaj do të ketë mundësinë që këto pagesa t’i deklarojë si shpenzime për qëllime biznesi.

Si mund të paguhem?

Për t’u ofruar Qiradhënësve dhe Klientëve tanë mënyra të ndryshme pagese, Rentout ka partneritete ndërkombëtare me platformat më të rëndësishme në botë. Qiradhënësit tanë mund të paguhen me para në dorë ose në internet me një kartë debiti, kartë krediti ose transfertë bankare. Këto pagesa të qirasë transferohen drejtpërdrejt në llogarinë bankare Qiradhënësit, të cilën Klientët e tij mund ta paguajnë me para në dorë përpara se të fillojë marrja me qira ose në internet. Për sa i përket pagesave të planit të sigurimit dhe tarifës së platformës nga Klienti, këto shërbime duhet të paguhen gjithmonë online.
Transferta bankare i duhen të paktën 3 ditë pune pas përfundimit të afatit të qirasë, për të arritur në llogarinë tuaj bankare. Zakonisht, transfertat kërkojnë 1 ose 2 ditë pune për të arritur në llogarinë tuaj bankare. Kjo do të thotë se pagesa do të shfaqet në llogarinë tuaj bankare 4 deri në 5 ditë pune pas përfundimit të qirasë. Ky proces do t’i ndihmojë të gjitha palët të paguhen jo vetëm për shërbimet e qirasë, por edhe në rastet e rimbursimeve, shkeljeve të politikave ose anulimeve brenda 23 orëve e 59 minutave nga fillimi i qirasë.
Platforma jonë trajton të gjitha politikat e anulimeve, rimbursimeve dhe shkeljeve në partneritet me partnerët tanë. Mos u shqetësoni, çdo provë ruhet e sigurtë nga sistemi ynë dhe ky aplikacion inovativ dhe i sigurtë do të lehtësojë shumë bashkëpunimin tonë duke i dhënë të gjitha sigurimet e nevojshme çdo pale të përfshirë në proces.

Si mund ta jap me qira makinën time dhe të deklaroj taksat pranë autoriteteve publike?

Në vende si Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, të ardhurat që bëni nga aplikacioni dhe platforma Rentout janë të tatueshme dhe ju keni përgjegjës për deklarimin e fitimeve tuaja në kohën e duhur. Rentout nuk është as një institucion financiar dhe as një ekip profesional tatimor, prandaj ne nuk jemi në gjendje t’ju ofrojmë këshilla tatimore për secilin nga ju. Megjithatë, nëse jeni të paqartë dhe doni t’i zgjidhni këto çështje, ju inkurajojmë të konsultoheni me ekspertët dhe partnerët tanë tatimorë si RSM AlbaniaRSM Kosova dhe RSM Maqedonia e Veriut.

A verifikohen Klientët dhe Drejtuesit e automjeteve nga ekipi dhe partnerët e Rentout?

Po, partnerët ndërkombëtarë të Rentout dhe ekipi ynë mbështetës verifikojnë identitetin e secilit përdorues. Ky proces verifikimi bëhet online, zakonisht brenda sekondave ose, në varësi të rastit, brenda 24 orëve. Ne sigurohemi që Qiradhënësit e automjeteve të nënshkruajnë online një marrdhënie juridike të vlefshme me Klientët e tyre, duke kryer një proces verifikimi dokumentash online për cdo përdorues. Ky proces për verifikimin e kartave të identitetit apo lejeve të drejtimit, kryhet nga platforma ndërkombëtare të specializuara që kanë partneritet me Rentout. Pas këtij verifikimi nga partënerët tanë ndërkombëtar, këto dokumente verifikohen edhe nga stafi i Rentout, duke mundësuar një verifikim 100% të dokumentave online.

A mund të përfitojnë Qiradhënësit e automjeteve nga shërbime e GPS dhe Telematike nëpërmjet apliakcionit Rentout?

Po, Qiradhënësit mund të përfitojnë nga shumë shërbime GPS dhe Telematike të ofruara nga Rentout. Ato mund të lexojnë dhe shikojnë aktivitetin e tyre të automjetit nga aplikacioni ynë celular. Për të mbrojtur makinat e Qiradhënësve tanë, ne jemi përkushtuar të ofrojmë shumë shërbime përmes platformës sonë duke instaluar disa produkte të teknologjisë së lartë në automjetet tuaja.

Për këto shërbime, është e rëndësishme të kuptoni se ne do t’i mbledhim këto të dhëna dhe do të mbrojmë rreptësisht dërgimin e çdo pjesë të informacionit në serverët tanë europianë dhe sipas politikave tona strikte. Kur ju nuk keni asnjë udhëtim të rezervuar dhe nëse nuk dëshironi të transferoni ndonjë nga këto të dhëna në serverët tanë, do të keni një opsion privatësie për të ruajtur privatësinë tuaj dhe ne nuk do t’i transferojmë këto të dhëna në serverët tanë apo nuk do të kemi dijeni për të dhënat mbi automjetin tuaj.

Në varësi të abonimit që ju zgjidhni, platforma jonë dhe produktet e instaluara do të lexojnë çdo të dhënë për makinën tuaj ose do të marrin shumë raporte për:
• Nivelin dhe konsumin e karburantit;
• Nivelin e baterisë së automjetit elektrik;
• Përcakimin e kufirit nga ju, deri ku Klienti juaj mund të udhëtojë me automjetin tuaj;
• Statusin e hapjes dhe mbylljes së dyerve;
• Pozicioni i saktë gjurmues në hartë;
• Shpejtësinë e automjetit;
•  Kilometrat e udhëtuar;
• Drejtimi i nxituar i automjetit;
• Xhirot e motorit (RPM);
• Statusi i rripit të sigurimit;
• Njoftimet e alarmit;

Nëse hostët tanë do të kërkojnë shërbime të tjera plus, si kontrolli i plotë i automjetit të tyre nëpërmjet aplikacionit tonë, ne do të ofrojmë 8 shërbime të tjera kontrolluese në distancë të automjetit tuaj, si :

• Hapja / Mbyllja e dyerve të makinës
• Bllokimi / zhbllokimi i naftës dhe benzinës  në motorin e automjetit
• Ndizja / Fikja e sinjaleve të urgjencës
• Rënia e borisë së automjetit
• Hapja e bagazhit të automjetit

Nëpërmjet këtyre shërbimeve, Qiradhënësit tanë, mund t’u ofrojnë shoferëve/klientëve të tyre mundësinë për të kyçur/zhbllokuar makinën e tyre duke përdorur aplikacionin tonë celular, pa qënë nevoja të jenë prezent.

Nëse do t’ju duhen shumë më tepër Megabajt për të lexuar plotësisht me shpejtësi reale gjatë gjithë kohës, do të keni edhe atë mundësi abonimi nëpërmjet platformës tonë.

Për të përfituar nga këto shërbime, të paktën 1, 2 ose 3 pajisje do të duhen të instalohen në automjetin tuaj nga stafi ynë teknik dhe për këto shërbime, do të keni mundësinë të bëni kërkesë përmes aplikacionit tonë për të rezervuar instalimin e pajisjeve përkatëse. Më pas ne do t’ju kontaktojmë dhe do të vijmë në ambientet tuaja ose do t’ju ftojmë të sillni automjetin tuaj në ambientet e shërbimit të partnerëve tanë. Nëse ju keni pajisjet tuaja GPS, ne ju mundësojmë konfigurimin dhe përdorimin e tyre nëpërmjet aplikacionit tonë falas.

Për të pajisur automjetin tuaj të parë me pajisjet nga kompania jonë, ne ofrojmë 1 muaj abonim dhe shërbimin e instalimit falas. Nëse shërbimet e kërkuara të abonimit janë për 10 automjete ose më shumë, do të keni 6 muaj abonim dhe shërbimin e instalimit falas.

Rentout ka marr përsipër dhe kapërcyer sfida që të tjerët i konsiderojnë të pamundura.

Nëse kam pyetje ose kërkesa të tjera, çfarë duhet të bëj?

Ekipi ynë mbështetës është aty për ju 24/7, ne do t’i përgjigjemi çdo pyetjeje dhe kërkesës tuaj brenda 24 orëve. Platforma dhe aplikacionet tona celulare janë gjithashtu të koduara për t’ju mbështetur në çdo hap, me pika informacioni, opsione mbështetëse dhe mbështetje të drejtpërdrejtë nga ekipi ynë. Ne jemi aty për t’ju mbështetur në biznesin tuaj të ri dhe fitimprurës 24/7.